Home Aktualiteti “Besëlidhja e Tiranës”, studenti jep lajmin e madh nga protesta: Do të...

“Besëlidhja e Tiranës”, studenti jep lajmin e madh nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Nga ky shesh do të dalë klasa e re politike”, kështu mendon studenti Erdi Troplini, sipas të cilit gjithçka po vjen drejt formalizimit. Sipas tij forca e re politike që do të largojë kastën e vjetër duhet të bazohet te nacionaliteti. Teksa renditi arsyet e daljes në protestë, i riu tha se kjo ditë përkon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke njoftuar Besëlidhjen e Tiranës.

“Nga ky shesh duhet të dalin parti të majta e të djathta. Rinia duhet të ketë një pjesë kyçe ajo aty po shkon drejt një lëvizjeje politike për ndryshimin e klasës politike. Kjo është e konsumuar na ka lënë mbrapa. Forca e re duhet të ketë bazë nacionalitetin, jo shitjen e tokave shqiptare për interesa të brendshme, apo të huaja. Këto qeveri kanë shitur tokën shqiptare tek oligarkët e brendshëm, ose i kanë krijuara to si edhe tek oligarkët e jashtëm. Jemi duke menduar për të shkuar drejt një organizimi politik. Do të ishte e udhës të kishim ndihmën e intelektualëve shqiptarë. Unë kam folur me shumë protestues aktivistë e të tjerë dhe më kanë thënë që duhet të organizohen disa parti të reja”, tha ai në A2 CNN.

“Arsyeja është padrejtësia e madhe që na ka sjellë këtu. Kam folur dhe me të tjerë dhe ata kërkojnë Shqipërinë e re. Kemi bërë thirrjen që nuk është dëgjuar në këto 35 vite; Rama n’burg, Berisha n’burg. Kemi ardhur në një ditë shumë të rëndësishme për kombin tonë në Ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që duhet të ishte një ditë feste kombëtare dhe ne sot kemi ardhur me qëllimin e mirë për Besëlidhjen e Tiranës 2026 që do të njihet si Besëlidhja e qershorit 2026. Kemi synim krijimin e forcave të reja politike”, theksoi ai.

@NewsIn.Al

Exit mobile version