Home Aktualiteti Birit:” Ti je shpirt i shpirtit tim Dhe më i veçanti emër.”/Lida...

Birit:” Ti je shpirt i shpirtit tim Dhe më i veçanti emër.”/Lida Bashllari

BIRIT

Tash nuk qaj më kur ikën,
As kur iki nga ty bir.
Lotët i kam lënë pas dere,
S’e mendoj më të vështirë.
Largësia s’ma zbeh mallin,
Dashurinë gdhendur në zemër.
Ti je shpirt i shpirtit tim
Dhe më i veçanti emër.
Jeta merr tjetër kuptim,
Kur më pranë të kam o dritë,
Fjalët s’reshtin,e gjejnë shtegun,
Për të mençurin që kam rrit.
Për çdo herë më bën krenare
Me virtytet edhe vlerat,
Ndjehem nëna më e lumtur,
E bekuar mbi të tjerat…

Lida Bashllari

@NewsIn.Al

Exit mobile version