Home Aktualiteti Biznesmeni deputet Shehaj, përplase në debat me pedagogen, deputete të PS Iris...

Biznesmeni deputet Shehaj, përplase në debat me pedagogen, deputete të PS Iris Luarasi

Debat politik midis dy deputetëve – Milionieri Shehaj, përballë logjikës së Pedagoges Iris Luarasi

Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia”, u përplas ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me deputeten e PS-së, Iris Luarasi për kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Shehaj deklaroi se qeveria nuk po e kupton mesazhin e protestueve, Luarasi i përmendi paratë që ai nxjerr jashtë vendit me bizneset e tij, çka solli debatin mes tyre.

Pjesë nga debati

Shehaj: Bëni sikur nuk kuptoni. Bëni sikur ata mijëra qytetarë kanë dalë vetëm për Zvërnecin dhe mjedisin, por kanë dalë sepse duan të zhdukin klasën e vjetër poliitke, u ka ardhur në majë të hundës. Duan dorëheqjen e Ramës. Ju vazhdoni dhe mereni me flamingon. Nuk është çështje flamingosh. Duan që Rama të dalë para drejtësisë bashkë me klasën e vjetër. Duan Shqipëri ku mund t’ja dalësh me punë të ndershme.

Luarasi: Që nuk i çon investimet jashtë dhe i mban brenda.

Shehaj: Ke dy dosje të SPAK që tregojnë se kush janë këta që po sjellin investime të huaja. Paratë e trafikut të drogës i quani investime të huaja?

Luarasi: Vëllezërit nga Katari? Nuk mbron njëri ata që janë në filtrin e SPAK. Mos merr fjalët e mia dhe t’i përdorësh.

Shehaj: Po të them, mjaft bëtë sikur nuk kuptoni. Kjo ka të bëjë me një klasë politike që i ka nxirë jetën shqiptarëve. Nuk ju duan më. Çfarë duhet të ndodhë më shumë? Sa vetë duhet të mblidhen në rrugët e Tiranës, që kryeministri të kuptojë se nuk e duan?

Luarasi: Si mendoni ju zoti Shehaj? Se jeni politikan më i vjetër se unë.

Shehaj: Ju kishit kapelen e analistes, pastaj morëm vesh se ishit militante e PS.

Luarasi: Ju jeni politikan më i vjetër se unë. Si ndodh kjo?

Shehaj: Me zgjedhje. Këta duhet të largohen. Kjo është protesta më e madhe në Shqipëri.

Luarasi: Absolutisht nuk i heq asnjë presje. Nuk është një protestë që e ke bërë ti, që e ka bërë Berisha dhe parti politike, janë qytetarët. Vetëm nëse jeni prapa tyre dhe kjo pastaj është shumë e shmëtuar. Ik ti që të jep dorëheqje se do të vij unë në pushtet…

Shehaj: Nëse u ka mbetur pak moral, dëgjoni popullin dhe largohuni.

Luarasi: Morali nuk është që t’i çosh investimet jashtë siç bën ti. Ky është morali.

Shehaj: Që ta kuptoni ju dhe grupi i PS-së, sidomos kryeministri dhe ministri i Financave. Unë e nderuar, paratë i kam bërë me punë të ndershme. Nuk e di nëse e kuptoni punë të ndershme?

Luarasi: 17 kompani i keni jashtë.

Shehaj: Po, moj po.

Luarasi: Po i keni të deklaruara?

Shehaj: Po, të deklaruara.

Luarasi: A i çoni të ardhurat e atyre kompanive jashtë, këto të ardhura që duhet të ngelen në Shqipëri? Këtu flasim për Shqipërinë tani. Nuk mund të japin leksione patriotike duke nxjerrë lekët jashtë.

Shehaj: Unë kam paguar miliona euro dhe jam krenar për këto. Kam sjellë qindra miliona euro nga kompani të huaja.

Luarasi: Po ato miliona euro që çoni jashtë?

Shehaj: Se ku i çoj unë, se ku i investoj unë, se ju keni zgjedhur të hapni dyert për trafikantët e drogës…

Luarasi: Jep Edi Rama dorëheqjen se do të vijë Agron Shehaj dhe do te bëhet kryeministër kjo është një histori shumë e vjetër dhe zgjidhet në mënyrë tjetër.

Shehaj: Nuk e di ku e gjen kurajon, se ju jeni pjesë e llumit, që të vish këtu dhe të flasësh për një gafë që ka bërë ministri i Financave dhe në vend që të kërkosh ndjesë dhe t’u vijë turp nga ajo që ka bërë ministri i Finacave, vjen këtu dhe e nxjerr si argument. Protestuesit do ta çojnë Edi Ramën atje ku e meriton dhe ju nuk e mbroni dot.

Luarasi: Mbrohen vetë njerëzit dhe nuk kanë nevojë që të mbrohen.

@NewsIn.Al

 

Exit mobile version