Votimi është shprehje e vullnetit të secilit nga ne…Alfa e kulturës qytetare e demokratike, atje e ka zanafillën.
Vota është forca më demokratike e çdo qytetari e cila përdoret për ndëshkimin e njërës palë dhe mbështetjen e palës tjetër.
Kandidatët që votohen nuk janë armiq, janë dy alternativa të ndryshme për drejtimin e Bashkisë.
Çdo element dhune, sado i vogël qoftë, tregon se çfarë kulturë përfaqësojmë.
Nuk e njoh doktorin kandidat në Kolonjë, por nuk mund ta besoj kurrë që ai të mos e dënojë dhunën. Erionin e njoh edhe si njeri me formimin e tij, e njoh si aktor, regjisor dhe këto vite si drejtues bashkie…
I mrekullueshëm, pozitiv, i palodhur dhe bashkëpunues, asnjëherë konfliktues apo përfitues autoriteti nga pushteti i postit, ndaj nuk mund ta imagjinoj grushtin e drejtuar në fytyrën e tij!
Një grusht që na godet gjithëve, jo vetëm Erionin.
Le të japim mesazh paqeje, të largohemi nga kjo fryrje e pa kulturë armiqësie në ditë votimi.
Erioni dhe doktori janë një…janë intelektualë që duan Kolonjën.
Kjo është e rëndësishmja. Nesër fituesi i shtrëngon dorën humbësit dhe çdo gjë i kthehet normalitetit.
Edhe ai i ri që i tensionuar ngriti dorën, si gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë se demokracia ka votën e fjalën e lirë, revolucioni ka dhunën!
Ilir Jano
@NewsIn.Al
