KreuOpinionÇfarë mësova mbi Covid 19 në një vit?/Anila Jole

Çfarë mësova mbi Covid 19 në një vit?/Anila Jole

Çfarë mësova mbi Covid 19 në një vit?

– Që nuk ka rëndësi nëse bën dush me alkool, ai do të prekë kur trupi të jetë gati ta pranojë.
– Që duhen lënë mënjanë skepticizmat (konspiracionet) dhe frikërat e ekzagjeruara. Ky është një virus mjaft “i zgjuar” dhe të viziton edhe për të vërtetuar ekzistencën e tij.
– Që “zgjodhi” në bazë të një matrice të ndërlikuar, të cilën as matematicieni më i mirë nuk do ta zbërthente dot.
– Që shqiptarët janë populli me praktik në botë e në shumë raste shmangën strapacimin me vetëtrajtimin në shtëpi.
– Që kemi mjekë të mirë, megjithë problemet madhore të sistemit dhe të një pakice prej tyre.
– Që duhen shumë lekë mënjanë vetëm për skanera, analiza e ilaçe.
– Që duhani jo gjithmonë e dëmton shëndetin.
– Që vaksina nuk do na bëjë as sterilë, as majmunë.
– Dhe që kur sëmundjes i shtohet politika, simptomat bëhen shumë të rënda, ndonjëherë edhe të pashërueshme.

P.S. Listës mund t’i shtohen “mësime” të tjera (jo politikë).

Anila Jole

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit