KreuAktualitetiÇfarë po ndodh të Kryeministria?! Furgoni para hyrjes, punonjësit ngarkojnë “DOSJET”

Çfarë po ndodh të Kryeministria?! Furgoni para hyrjes, punonjësit ngarkojnë “DOSJET”

Çfarë po ndodh të Kryeministria?! Furgoni para hyrjes, punonjësit ngarkojnë “DOSJET”…

Pamjet janë regjistruar mesditën e kësaj të mërkure te Kryeministria dhe në to dallohet qartë sesi disa punonjës nxjerrin mijëra faqe me dokumente nga institucioni qendror qeveritar dhe i ngarkojnë në një furgon të bardhë.

Denoncimi vjen nga anëtarja e lëvizjes Shqipëria Bëhet, Edona Haklaj, e cila ngre pikëpyetje mbi veprimet që po ndodhin atje.

“Pyetje: Ku po shkojnë këto dosje dhe ç’fshihet brenda tyre? Se ç’më kujton një rast të ngjashëm të spastrimit që u bë një vit më parë në Bashki, kur po arrestohej Lali“, shkruan anëtarja e Shqipëria Bëhet, e cila ashtu si aktivistët e tjerë proteston aty prej më shumë se një muaji.

Nga pamjet, dallohen qartë disa punonjës që hyjnë e dalin nga Kryeministria, drejt furgonit të bardhë që është stacionuar në hyrjen kryesore të institucionit, duke mbajtur në krah mijëra faqe dokumente që i kalojnë në mjet.

Megjithatë, nuk dihet nëse ndonjë nga ambientet e godinës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe po zhvendosen materialet, apo kemi të bëjmë me veprime të tjera.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit