Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiÇfarë u gjet brenda shtëpisë së barit të drejtorit të Burgjeve të...

Çfarë u gjet brenda shtëpisë së barit të drejtorit të Burgjeve të Rrogozhinës, Bilal Hasa

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja nga operacioni i koduar “Kurtaj” në Peqin, ku u gjet një sasi e madhe kanabisi.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, policia zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me llamba dhe neonë.

Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 mijë bimë kanabisi dhe pajisje elektrike.

Nga hetimet paraprake rezulton se ambienti është në pronësi të Bilal Hasës, i cili është shpallur në kërkim. Në kërkim është shpallur gjithashtu edhe E. M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit, i dyshuar për shpërdorim detyre./ORA

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments