Home Uncategorized Champions League flet anglisht, trimfojnë Liverpool dhe Manchester City

Champions League flet anglisht, trimfojnë Liverpool dhe Manchester City

Janë mbyllur dy sfidat e mbrëmjes në Champions League.  Në sfidën kryesore mes Manchester Cityt dhe Atletiko Madridit, ka fituar ekipi anglez i drejtuar nga Pep Guardiola me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua nga Kevin De Bruyne në fraksionin e dytë të sfidës. Një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do luhet në “Wanda Metropolitano” pas dy javësh.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Benfica-Liverpool, nuk ka pasur surpriza, pasi ka fituar 1-3 skuadra e Jurgen Klopp. Golat e Kanote, Mane dhe Diaz vulosën triumfin e ekipit anglez. Portugezët e Benficës u përpoqën, por aq mundën të bënin. Me fitoren e sotme, Liverpooli thuajse ka hipotekuar kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League.

Exit mobile version