Tuesday, February 17, 2026
spot_img
HomeAktualitetiCilës shoqërie i përkasim…asaj që duam, asaj që “themi”, apo asaj që...

Cilës shoqërie i përkasim…asaj që duam, asaj që “themi”, apo asaj që është?/Ilir Jano

Cilës shoqërie i përkasim…asaj që duam, asaj që “themi”, apo asaj që është?Nga Ilir Jano!

MBAROI NJË SKANDAL DHE TJETRI, I RIU FILLOI…

Kudo pothuajse njësojj…njerëz që shpresojnë, njerëz që besojnë…njerëz, që si njerëz duan të jetojnë! Duan, po ku të besojnë? Televizionet rrënkojnë nga “akuzat” e ndërsjellta midis atyre që drejtojnë dhe atyre që pretendojnë të drejtojnë…pa dallim, për njëri- tjetrin, të gjithë janë të korruptuar e të paaftë! Atëhere?! Kë të besosh e ku të shpresosh? Një njeri normal, kushdo qoftë ai, nëse akuzohej aq “barbarisht” sa politikanët, do të ngrinte gjykatat më këmbë për të vënë nderin në vend…fajtori në çdo vend demokratik dënohet!
Po këtu as skuqen dhe as zverdhen…është një si marrëveshje e “pashkruar” midis forcave politike për të akuzuar çdo minutë kundërshtarin, duke e ditur që kjo përbën vetëm një zhurmë mediatike dhe një “kënaqësi” populiste që vdesin të dëgjojnë sa më shumë “ç’i tha filani- filanit”e anasjelltas.

Nga se të tremben?Askush nuk di se çdo të thotë “Sindikatë”, sepse nuk ka. Ka vetëm formalitet…çmime që ngrihen, jetë që vështirësohet dhe askush në rrugë…asnjë zë, asnjë revoltë.
Oligarkë që marrin gjithçka, gllabërojnë dhe kolliten atje ku kanë marrë recetat…

Tek tuk dalin në skenë dhe “sponsorizime” politikanësh të pavaruar, por vetëm kaq…

Gumëzhijnë lokalet, nga birrat që shkumbosin nëpër shishe, gota rakie dhe dehje …dehje të rinjsh nga alkoli që nuk pushon së zjeri, nëpër kuzhinat tepër luksoze të politikës bajate. E vrau, e preu, krimineli, hajduti, drogaxhiu, injoranti…, janë epitet e servirura pa kursim për gjithë ata që populli i voton, të majte e të djathtë, të qëndrës e pa qëndër fare…
E përballë kësaj “ELITE” jemi ne, fëmijët, miqtë dhe gjithë qytetarët, “te velur” tashmë nga humbja e shpresës që vetë ata predikojnë me epitetet për njëri tjetrin.
“Çfare te mbjellesh, do korresh”, është një shprehje e vjetër dhe shoqëria këto “fruta” po shijon… Çuditërisht ne që mbahemi si popull me shumë zakone burrërie, nuk e kemi për gjë të ngremë dorën dhe karshi femrës, bukurisë së jetës, fëmijës, vllait, prindit, shokut…
Shikoni, vetëm brenda një muaji ç’bën krimi monstruoz. Sa dëgjon për një krim në Tiranë, vjen haberi nga Shkodra, pa mbaruar njoftimi për Lushnjën diku në veri një “trim” vret të vëllanë me gjithë të birin për një copë gardh…pa mbaruar këto dëgjon vjedhjet dhe ” pastrimet” e miliona eurove, sikur këto të ishin, si themi ne korçarët “karta pe sheqerke”…politikanë, gjykatës e prokurorë kalanderë , “të gdhirë” milionerë!
E kuptoni ku po shkojmë…? Dhuna është shkalla më e lartë e degradimit të një shoqërie, mbrojtja juridike dhe politike është kalbëzimi i saj…
Ç’duhet të bëjmë? Të presim viktimën e rradhës? Apo të penduarin e rradhës…i penduari i fundit, na serviri gjashtë vrasje…
SPAK ndërkohë deklaron dhjetëra arrestime…euro “manato” të vjedhura nga ata që ne i besuam në krye të punëve dhe shërbimeve!

Miliona e miliona euro të vjedhura dhe asgjë e sekuestruar!
Rrklama “burgu” e dënimesh… sikur popullin do e ushqejë dënimi i tyre!

Merrjuni dhe “ brekët” këtyre langaraqëve… kthejini në origjinë!

Se harrova… edhe Diella po shkon në gjyq…

Di njeri të thotë se ç’bëhet në Shqipëri?

Kush ka një përgjigje, le ta thotë!

“E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim, por ka një ëmbëlsi më vete, sepse të qetësohet vetëdija, kur fole ç’duhet të flisje”- ka thënë Faik Konica.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments