Prej salles Te Senatit Italian Rome
Shkrimtares Natasha Lako, ja motivimi: Zë i shquar i letërsisë bashkëkohore shqiptare, i akordohet Çmimi “Divinamente Donna”, në vlerësim të thellësisë së saj poetike, ndjeshmërisë kulturore dhe guximit intelektual me të cilat ajo ka pasqyruar gjendjen njerëzore, sfidat shoqërore dhe transformimet e vendit të saj.
Me veprat e saj, ajo ka ditur të ndërthurë forcën narrative me finesën e ndjeshmërisë, duke u dhënë zë historive të grave, kujtesës dhe qëndresës, si dhe duke kontribuar në vlerësimin dhe promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në kontekstin ndërkombëtar. Shkrimi i saj përbën një dëshmi të lirisë, krijimtarisë dhe angazhimit qytetar, të aftë për të frymëzuar reflektim dhe pjesëmarrje emocionale te lexuesit të çdo brezi.
@NewsIn.Al
