Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2025 i është dhënë autorit hungarez László Krasznahorkai. Duke njoftuar çmimin në një ceremoni në Stokholm të Suedisë të enjten, Komiteti i Nobelit vlerësoi Krasznahorkain për veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit.
“Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2025 i jepet autorit hungarez László Krasznahorkai për veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”, tha Mats Malm, Sekretar i Përhershëm në Akademinë Suedeze.
@NewsIn.Al
