Home Aktualiteti Danimarkë – Finlandë, ndeshja që solli momentin më dramatik në historinë e...

Danimarkë – Finlandë, ndeshja që solli momentin më dramatik në historinë e futbollit…

Kujdes me kameran!

Danimarkë – Finlandë, ndeshja që solli momentin më dramatik në historinë e futbollit, për shkak të gjendjes shëndetësore të futbollistit danez Eriksen, riktheu vëmendjen te përdorimi kamerave:
Në momentin e parë kapiteni danez Simon Kjaer thirri ekipin të formonte një mur njerëzor për të mos lejuar që kamera të filmonte shokun e skuadrës në kohën që ai po luftonte për jetën.
Momenti i dytë ai i përcjelljes së Eriksen nga fusha e lojës: për të mos prekur privacinë e njeriut për të cilin po fliste gjithë bota, tifozët e Finlandes i dhanë ekipit që shoqëroi lojtarin danez flamurët e tyre që t’i përdornin si mburojë nga kamerat!
Momenti reflektimit të menjëhershëm: komentatori i njohur i BBC kërkoi ndjesë për pamjet nga afër në momentin e parë edhe pse kamerat nuk ishin nën kontrollin e BBC!

#L.D

Exit mobile version