Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDebate për provat e arrestimit të Ballukut, avokati i zv.kryeministres kërkon tre...

Debate për provat e arrestimit të Ballukut, avokati i zv.kryeministres kërkon tre javë kohë, prokurorët e SPAK: Mjaftojnë 5 ditë

Debate për provat e arrestimit të Ballukut, avokati i zv.kryeministres kërkon tre javë kohë, prokurorët e SPAK: Mjaftojnë 5 ditë
Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është shoqëruar me debate  në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar tre jave kohë për t’u njohur me dosjet.
Debate ka pasur edhe për USB me provat e SPAK, pasi demokratët kanë kërkuar që të hapen dhe ti marrin për shqyrtim anëtarët.

“Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit.

“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, ka deklaruar prokurori.

“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut.

Burime bëjnë me dije se në USB janë 10.000 faqe prova.

Ende nuk dihet sesi do të merren, ndërsa avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë, ndërsa dakord me avokatin kanë rënë anëtarët e PS.

Nga ana tjetër, kryeprokurori Klodian Braho ka deklaruar se 5 ditë janë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet.

 

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments