Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDëborë në Tiranë? Meteorologia tregon ndryshimin DRASTIK të motit në fund të...

Dëborë në Tiranë? Meteorologia tregon ndryshimin DRASTIK të motit në fund të Dhjetorit…

Dëborë në Tiranë? Meteorologia tregon ndryshimin DRASTIK të motit në fund të Dhjetorit…

Meteorologia Anira Gjoni parashikon se nga dita e mërkurë do të ulen temperaturat duke sjellë edhe reshje dëbore gjatë festave të fundvitit, kryesisht në zonat malore.

Sipas meteorologes, fundi i dhjetorit do të zbardhet nga dëbora e cila pritet të jetë prezente edhe në zonat malore përreth Tiranës.

Kjo javë parashikohet një ndryshim i dukshëm i kushteve atmosferike. Pritet rënia e temperaturave, duke nisur nga mesi i javës së ardhshme. Me uljen e temperaturave, nga e mërkura e javës tjetër priten reshje dëbore në zonat lindore dhe juglindore të territorit, të cilat mund të shtrihen deri në zonat malore përreth Tiranës, përfshirë edhe malin e Dajtit“, tha Gjoni.

IGJEUM parashikon se reshjet do të vijojnë të jenë të dobëta dhe të shpërndara, pa problematika të theksuara, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te rënia graduale e temperaturave në ditët në vijim.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments