Home Aktualiteti Deklarata e trajnerit Ilir Daja pas fitores 3-0 ndaj Aluminij dhe kualifikimit...

Deklarata e trajnerit Ilir Daja pas fitores 3-0 ndaj Aluminij dhe kualifikimit në turin e tretë

Deklarata e trajnerit Ilir Daja pas fitores 3-0 ndaj Aluminij dhe kualifikimit në turin e tretë eliminator të Conference League:

“Ishte një ndeshje e vështirë për shkak edhe të barazimit në Slloveni. E dinim që kishim një ekip me disiplinë taktike, që nuk del nga detyrat. Janë ekip që pësojnë pak gola. Kanë edukatë të tillë që nuk ndryshojnë shumë. Mbrojnë mirë dhe kanë kundërsulm që të vë në vështirësi. Dhe ne iu përgjigjëm.

Duke filluar nga Dita tek Aliji që sot ishte me temperaturë, gjithë djemtë e tjerë dhanë maksimumin. E dinim që na priste ndeshje e vështirë. Gjithë merita është e lojtarëve, që nuk u dorëzuan.

E prisnim startin e vrullshëm të kundërshtarit. E bënë këtë gjë edhe në 10 minutat e fundit të ndeshjes së kaluar. Ishin 5 veta që i bashkoheshin sulmuesit të parë. Duhet të shfrytëzonim më shumë gjysmë hapësirat, ose linjat anësore. Gradualisht filluam të merrnim drejtimin e lojës.

Këto ekipe kanë kondicionin fizik si element të mirë. Duhet të humbësh topa për të bërë tranzicione. Ne jemi në fillimet tona, pjesa tjetër ishte e ekuilibruar. Shfrytëzuam rastet që na u krijuan para portës. Është vështirë t’i shënosh këtij ekipi.

Duke filluar një cikël i ri, kjo ndeshje na ndihmoi shumë. Futemi në ritmin e garës me ndeshjet europiane që na përgatisin më mirë. Të kemi kontigjent që mund ta përballojë mirë edhe fillimin e kampionatit.

Duke nisur nga rezultatet e të dyja ndeshjeve, Auda tregon që është ekip i fortë. Nuk është se e kemi parë ekipin letonez. T’i marrim gjërat një nga një, na pret një ndeshje shumë e afërt, ndeshjen e kemi të martën. Çdo tur është më i vështirë. Duke filluar që nga nesër do të merremi me analizën dhe përgatitjen e ndeshjes.

Nuk kam asnjë lloj informacioni. Në ditët në vijim mund të them që kush është ekipi që do të ndeshet në turin e tretë. Jemi mësuar s’po na bëjnë më përshtypje edhe mungesat për shkak të vizave”

Respekt Kampion!
#ForcaDinamo

@NewsIn.Al

Exit mobile version