Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“ DËMSHPËRBLIMI…” / Meti Fidani -Korçë 1993

“ DËMSHPËRBLIMI…” / Meti Fidani -Korçë 1993

DËMSHPËRBLIMI

Shkruar nga Meti Fidani 1993 Korçe

Më ke borxh demokracinë,
që babai, mezi e priste
më ke borxh, ato gjuhë të huaja,
që bukur i fliste
dhe këngët e tij më ke borxh,
dhe zërin kanarinë
më ke borxh babanë,
më ke borxh pafajsinë

#

Borxh, këmishën e dhëndërisë, gjakosur n’Burrel
në birucat ku dielli , as hyn, e as del
më ke borxh thonjtë e tij, ja shkule për së gjalli…
oh, sa borxh, më ke, ptuuu.. të marrtë djalli

#

Hallet e nënës, më ke borxh,të kuqtë, nusërinë
ti vellon ja hoqe, dhe i veshe vetminë
borxh,dhe lotët e saj, që s’mi shlyen kurre
vite e vite në pritje, me burrë, e pa burrë

#

Më ke borxh të qarën e parë, ç’them, nuk qava, u tremba
në kampin e Gjazës, me policë e gjemba
mushkonjat kisha lodra, e baltën plastelinë
më ke borxh dritën, buzëqeshjen, fëmijërinë.

#

Poezit’ e para, më ke borxh, e s’di ku mi gropose
e dyert e dijes, që m’i mbylle, me kyçe, e lloze
më ke borxh rininë, e dëftesën mbushur me 10-ta
më ke borxh jetën time, dhe të vashës me gërsheta
për mua të përndjekurin, e prangose ne vetmi
më ke borxh dy zemra, borxh, një dashuri

#

E thanë, që marrëzitë tënde, o i marrë, u sosën
e thanë , që të hoqën zvarrë, e diku të varrosën
por një natë, dole nga dheu, e u ngjalle lugat
ti qe ngrysesh diktator, e gdhihesh demokrat

#

Shembelltyra jote, sot shan diktaturën
ti je vetem nje ujk, që ke ndruar lëkurën
je e njëjta fytyrë, me djallëzira kallaisur
ti, persekutori im, në kolltuk kapardisur

#

Un’ mbetem, i përndjekuri , por jo, lipcari yt
me përrallat e tua, jam mbytur , gjer në fyt
ti je mbarsur më ligësinë, që në embrion, që në vezë
-Ptuuu…. Paç faqen e zezë..

Meti Fidani

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments