Home Aktualiteti Dënojmë çdo akt ofendimi apo dhune ndaj gazetarëve/ Ilir Jano

Dënojmë çdo akt ofendimi apo dhune ndaj gazetarëve/ Ilir Jano

Screenshot

Dënojmë çdo akt ofendimi apo dhune ndaj gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Maliq, disa prej protestuesve kanë ofenduar gazetarët që po kryenin detyrën e tyre për të informuar publikun.

Një farë aktivisti i Lapajt, i “revoltuar” dhe i shfrenuar në publik mori përsipër rolin e gangos për të sulmuar gazetarët që bënin detyrën e tyre…Harron “i gjori” se këta gazetarë kanë bërë 100 herë më shumë opozitë se ky apo të ngjashmit e tij!

Ne e dënojmë me vendosmëri çdo akt fyes, kërcënues apo rrugaçërie, ndaj gazetarëve, pavarësisht rrethanave dhe bindjeve që qëndrojnë pas një proteste.

E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore, ashtu siç është edhe liria e medias dhe e drejta e gazetarëve për të ushtruar profesionin e tyre të lirë dhe të pavarur!

Në një shoqëri demokratike, mospajtimi shprehet me argumente dhe qytetari, jo me ofendime apo presion.

Kushdo që nuk e kupton komunikimin me ligjet e demokracisë, do të hajë “ kokën” e vet, sado të madhe ta ketë!

Liria e protestës dhe liria e medias nuk janë kundërshtare…
Të dyja janë shtylla të demokracisë!

Çdo “trim” me gazetarët, herët a vonë, është i destinuar të përfundojë si një langor për gjahtarët!

Ilir Jano -Korçë, 27 gusht 2026

@NewsIn.Al

Exit mobile version