Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDeputetët e PD do të hyjnë në grevë urie? Mziu nuk e...

Deputetët e PD do të hyjnë në grevë urie? Mziu nuk e mohon: Rrugë për kthimin e standardeve demokratike

Deputetët e PD do të hyjnë në grevë urie? Mziu nuk e mohon: Rrugë për kthimin e standardeve demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu thotë se në protestën e opozitës ditën e hënë, nuk përjashtohet asnjë nga skenarët. Teksa e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar dhe të kapur nga krimi, Mziu tha se protestat e Partisë Demokratike mund të jenë të vazhdueshme, për të bërë të mundur arritjen e qëllimit.

“Unë sapo vij nga terreni dhe ka një javë që po alternojnë të gjitha degët e Partisë Demokratike ose bashkitë e qarkut Dibër, por njëherazi kam punuar edhe në Tiranë. Ka një angazhim maksimal jo vetëm në strukturat e PD-së, por edhe qytetarë të tjerë jashtë Partisë Demokratike që duan të marrin pjesë në këtë protestë, sepse vullneti i tyre është cënuar rëndë në zgjedhjet e 11 majit. Sepse raporti i ODIHR ishte raporti më i keq, më i keq edhe se ai i vitit 1991.

Do të përdoren të gjitha skenaret, duke filluar që nga protesta, deri te vazhdimi i protestave në mënyrë seriale, por nuk përjashtohet që unë dhe kolegët e mi deputetë të shkojmë deri në grevë urie, për ta kthyer standardin e demokracisë në Shqipëri, sepse është më i cënuar se asnjëherë tjetër”, tha mes të tjerash Mziu.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments