Deputeti i PD Bardhi “zëvëndëson” Berishën…përplaset ashpër me Nikollën: Je kukull e kryeministrit!
Përjashtohet nga seanca
Deputeti i listës së PD Gazment Bardhi ka kërkuar kryeministrin Edi Rama në Kuvend teksa deklaroi se “refuzon të bëjë interpelancë me hijen e tij”.
Bardhi u përplas me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla pasi i kërkoi të mos sillet si “kukull e Ramës” por ta thërrasë atë të vijë në seancë dhe të japë llogari për skandalin me ish zyrtarin e FBI.
Ishte mjë shans për Bardhin të tregonte opozitarizmin në kuvend
Bardhi: Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit. Edi Rama si i pandehur mund të heshtë se çdo gjë që thotë i përdoret kundër në gjykatë po unë e kam sjellë si kryeministër të Shqipërisë dhe nuk mund të fshihet as pas Elisës e as pas Gonigal. Ai duhet të japë llogari si korruptoi një zyrtar të FBI si vegël në duart e tij të pista kundër opozitës. Sipas rregullores interpelanca urgjente është pjesa e parë, pezullo seancën plenare ushtro autoritetin tënd si kryetare kuvendi dhe jo si kukull e Edi Ramës.
Nikolla: Kukull jeni ju jo unë.
Bardhi: Kërkoj ndjesë po sillu si kryetare e Kuvendit, sill kryeministrin në seancë se ka 10 ditë që fshihet si i pandehur çdo gjë thotë i përdoret kundër në gjykatë do ia respektojmë të marri Elisën si avokate nuk i ndërhyj, por si kryeministër të vijë këtu dhe të llogari unë nuk pranoj interpelancë me hijen e kryeministrit.
@NewsIn.Al
