Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDetaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3...

Detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë, dy të tjerë në spital

Detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë, dy të tjerë në spital

Një aksident i rëndë në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, pranë pikës së pagesës Iasmos në Greqi, ka marrë jetën e tre shtetasve shqiptarë dhe ka lënë dy të tjerë të plagosur.

Sipas autoriteteve greke, një kamion u përplas me dy makina të ndaluara në një radhë prej 600 metrash. Pas goditjes, mjetet shpërthyen në flakë, duke shkaktuar karbonizimin e tre pasagjerëve në njërin nga automjetet.

Viktimat janë:
• Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë
• Klarenc Kaçaj, 61 vjeç, banues në Dhrapetsona, Athinë
• Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe
Ndër të plagosurat, Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe, e cila ndodhej në sediljen pas drejtuesit, u shpëtua nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments