RRIHET REFIK HALILI PARA DERBIT TIRANA – PARTIZANI
Burimet thanë për Zoom.al se presidenti i Tiranës ka qenë në shoqërinë e disa miqve, kur disa persona ende të paidentifikuar e kanë goditur pas një sherri verbal, duke i shkaktuar dëmtime.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, Halili nuk ishte i pranishëm mbrëmë në stadium, ku Tirana u mund nga Partizani në derbin e kryeqytetit me rezultatin 2-0.
Nuk dihet ende nëse Halili ka bërë denoncim në polici për ngjarjen. Situata e tij nuk duket aspak pozitive as me tifozët, të cilët e bëjnë përgjegjës që Tirana gjendet në vendin e fundit të kampionatit me vetëm 7 pikë në 15 ndeshje
@NewsIn.Al
