Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDigjet ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, flakë e madhe në ish-Bllok…

Digjet ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, flakë e madhe në ish-Bllok…

 

Digjet ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, flakë e madhe në ish-Bllok…

Një situatë e tensionuar është shënuar mbrëmjen e sotme pranë banesës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku protestuesit të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha janë ndaluar.

Turma e demokratëve ka hedhur fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike drejt ambienteve të vilës.

Zhurma e shpërthimeve dhe flakët nga mjetet piroteknike kanë përfshirë oborrin dhe fasadën e godinës, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në perimetër për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Burime nga terreni bëjnë me dije se brenda godinës ndodheshin disa persona, të cilët për shkak të tensionit dhe rrethimit kanë mbetur të bllokuar përkohësisht.

Menjëherë policia u është kundërpërgjigjur protestuesve me gazlotsjellës, ndërkohë që autoboti me ujë ka tentuar që të fikë flakët e zjarrit. Deri më tani lidhur me personat që ndodheshin brenda nuk ka informacione të mëtejshme, priten më tepër detaje në vijim.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments