Disa vendime të Gjykatës Kushtetuese më pëlqejnë. U godit neni që lejonte përgjimet e policisë. U godit Ligji për Teatrin si antikushtetues. U godit neni që pengonte hapjen e listave zgjedhore, herësi i famshëm. Dhe plot të tjera.

Unë kisha një dyshim, nëse Gjykata Kushtetuese kishte nivel kushtetues. Nëse ajo kontrollohej nga mazhoranca. Por disa qëndrime kanë qenë pro publikut. A është perfekte? Nuk mund ta them. Por e ndiej se qytetarët mund t’i drejtohen. Shumë shpejt ajo do të plotësohet me anëtarët e rinj dhe fuqia e saj do shtohet. Ndiej që ka një frymë ligjshmërie. Dihet se nga vjen. Publiku pret vendimmarrjet e mëdha: zgjedhjet vendore, arrestimet e bujshme, largimin e krimit nga shteti. Pra, të duartrokasim hapat e parë, por të kërkojmë më shumë. Të mos kënaqemi me pak dhe të mos lejojmë askënd të na hedhë hi syve! Duam balenat para drejtësisë!
Erion Kristo

