Home Kulture / Art “Dje, për një kupëzë me vere Me një kusar qëndrova…”/ Vargje të...

“Dje, për një kupëzë me vere Me një kusar qëndrova…”/ Vargje të Pushkinit

Një mbrëmje me vargjet e Pushkinit

Dje, për një kupëzë me vere
Me një husar qëndrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Në rrugë larg vështrova.

“Përse në rrugë-ai më thotë,-
Shikon e nuk bën zë?
Ti s’ke përcjellur gjer më sot
Ndonjë njeri në të.”

E ula kokën i nemitur
Me duf i pëshperita
“Husar, e shtrenjta më ka ikur”
Së thelli pëshpërita.

Në kupëzë një pikë lot
Prej syrit seç më ra
“Për vajza qan ti foshnjë kot?
Mblidh veten”-trimi tha.

“Husar, ti brengë s’pe në jetë
Nga unë pra mësoje:
Mjafton një pikë lot medet
Që kupën të helmojë.”
[PUSHKINI] Perle! NilaR

@NewsIn.Al

Exit mobile version