Home Aktualiteti Dosja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Dosja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Screenshot

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Më herët, ajo ndodhej në masën “arrest në shtëpi”, e cila u zëvendësua nga Gjykata e Lartë me një masë më të lehtë.

Karçanaj është një nga tetë të pandehurit në dosjen që lidhet me tenderat e AKSHI-t. Sipas akuzës, ata dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat e prokurimit publik, favorizuar kompani të caktuara dhe ushtruar presion ndaj operatorëve ekonomikë konkurrues.

Ndaj të pandehurve rëndojnë disa akuza, mes të cilave konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqja e paligjshme e lirisë, shkelja e barazisë në tendera, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi i parave. Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e SPAK.

@NewsIn.Al

Exit mobile version