Wednesday, October 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDrafti i ri për Kodin e Procedurës Penale nuk prek vetëm prokurorët,...

Drafti i ri për Kodin e Procedurës Penale nuk prek vetëm prokurorët, avokatët apo palët e hetimit. Ai prek drejtpërdrejt edhe median.

Drafti i ri për Kodin e Procedurës Penale nuk prek vetëm prokurorët, avokatët apo palët e hetimit. Ai prek drejtpërdrejt edhe median.

Sipas propozimit, nëse një gazetar ka në dorë dokumente apo të dhëna nga një dosje penale, nuk mund t’i publikojë pa marrë më parë autorizim nga gjykata.

Pra, para se publiku të mësojë një fakt me interes publik, gazetari duhet të kërkojë leje.

Kjo nuk është thjesht mbrojtje e sekretit hetimor. Sekreti hetimor duhet ruajtur nga ata që kanë detyrë ligjore ta ruajnë: prokuroria, policia, gjykata, ekspertët, avokatët. Por kur informacioni mbërrin te media, pyetja nuk është më kush e nxori, por nëse publiku ka të drejtë ta dijë.

Në Europë gazetari mund të mbajë përgjegjësi nëse abuzon. Por nuk shkon në gjykatë për të marrë leje para se të botojë lajmin.

Kjo është vija e kuqe.

Nëse miratohet kështu, lajmi nuk do të varet vetëm nga e vërteta dhe interesi publik, por edhe nga vula paraprake e gjykatës. Dhe kjo është mënyra më elegante për ta quajtur censurën “procedurë”. Vna.al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments