Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDrejtoria Vendore e Policisë Korçë - Njoftim

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë – Njoftim

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dhunimi i banesës”. Ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Z. M., 24 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, me detyrë inspektor në OSHEE, me pretendimin se dy muaj më parë Z. M., i kishte ndërprerë energjinë elektrike, sepse 42-vjeçari ishte debitor. Më pas shtetasi N. T., i ka shkuar në banesë shtetasit Z, M., dhe e ka fyer si dhe ka tentuar të godasë babain e 24-vjeçarit.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Ç ., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-E. K., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-K. Sh., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-A. E., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin i paregjistruar në organet tatimore dhe pa kasë fiskale;

-G. N., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin i paregjistruar në organet tatimore dhe pa kasë fiskale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka fyer nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ky shtetas ka kanosur nëpërmjet telefonit si dhe në rrjete sociale, shtetasen S. Ll., me detyrë Drejtor i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës, në Pogradec, me pretendimin se kjo shtetase nuk është paraqitur qëllimisht në gjykatë dhe për pasojë është shtyrë seanca gjyqësore e bashkëshortes së 56-vjeçarit, e cila aktualisht ndodhet me masën e sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Pojskë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments