Wednesday, November 5, 2025
spot_img
HomeAktualitetiDVP Korçë_ Nderohet Kryekomisar Durim Beqiraj me detyrë Shef i Sektorit të...

DVP Korçë_ Nderohet Kryekomisar Durim Beqiraj me detyrë Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve t

DVP Korçë_ Nderohet Kryekomisar Durim Beqiraj me detyrë Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, i akordon Certifikatën e Karrierës, Kryekomisar Durim Beqiraj me detyrë Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve të DVP Korçë.

Në ambientet e DVP Korçë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues i Parë Gjovalin Loka, i ka dorëzuar Kryekomisar Durim Beqiraj me rastin e daljes në pension, Certifikatën e Karrierës, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtor Loka ka falenderuar dhe vlerësuar kontributin e z. Beqiraj, me një karrierë 33-vjeçare në radhët e Policisë së Shtetit, i cili falë përkushtimit, korrektësisë dhe profesionalizmit ka arritur rezultate të larta në punë.

Kryekomisar Durim Beqiraj falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për ceritifikatën e akorduar, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tij. Gjithashtu falenderoi Drejtorin Vendor të Policisë Korçë kolegët dhe stafin e tij, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në punë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments