Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDy fytyra, dy emra...dy hije! Njerëz të varur në "akrepa" ore!/ Ilir...

Dy fytyra, dy emra…dy hije! Njerëz të varur në “akrepa” ore!/ Ilir Jano

Dy fytyra, dy emra…dy hije! Njerëz të varur në “akrepa” ore!

Vazhdojmë të jetojmë, vazhdojmë të ecim e të themi se marrshojmë…
Njerëz gdhihemi, hije përfundojmë…!

Në dy ditë, zor se dëgjon dy fjalë njësoj…oligarkë të majtë, punëtorë të djathtë!
Në një parti s’bëhet fjalë të dëgjosh “dy fjalë” ndryshe…

E hëngre sa krahu- i thonë këtej nga anët tona!
Një gjë është e sigurtë: Nëse bie dhe “vritesh” nga njëri krah, tjetri i ka hapur të dyja krahët që të të çojë!

Gjurmët i lëmë kudo, në asfalt e në gropa…radio dhe ekran, media e kazan…atje ku e vërteta s’besohet, e bukura shëmtohet, fjala ç’vlerësohet, e drejta ndëshkohet, burrëria gjunjëzohet, makutëria pasurohet…
Çmimet ngrihen, gjyvat krihen, liria cënohet dhe e pandershmja nderohet…
E kjo ndodh, sepse në të shumtën e rasteve është dituria dhe aftësia, ajo që injorohet !
Mësuesin e kujtojmë veç për festë dhe ndonjë pesë…
Mjekun e mbajmë aq shumë nëpër gojë, sa s’kemi fytyrë ta falenderojmë dhe kur jetën na shpëton!
Politikanëve ju kemi rezervuar gjithë epitetet :
Të korruptuar, hajdutë, drogaxhinj, kriminelë, imoralë…banditë dhe edepsëzë…
Por asnjëherë nuk kemi pyetur veten: Çfarë epitete meritojmë ne “edepsëzët” e vërtetë!
Le që kot ja fus dhe unë!
I keni parë studiot me opinionistët “e pavarur” që moderatori i ndan dy e nga dy duke e ditur, si të gjithë “ pavarësinë” e tyre dhe opinionin “ asnjëanës”
Drejtësia?!

Shshshttttt…mbylle gojën…ule kokën, kthehu në hije!
E pse duhet të quhesh njeri, kur i tillë nuk ke mbetur?! Një hije e zgjatur…veç një hije që të “shkelin” me këmbë!
Një njeri, dy hije…ç’të bëjë?!

Ilir Jano- Korçë, mars 2026
NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments