Vjenë, 1917. Një fotografi e rrallë sjell krah për krah dy figura që më vonë do të linin gjurmë të thella në historinë shqiptare, Hasan Prishtinën dhe Ahmet Zogun. Në atë kohë, ata ishin pjesë e një delegacioni shqiptar prej 34 përfaqësuesish që udhëtuan nga Shkodra drejt Vjenës për të uruar hipjen në fron të perandorit austro-hungarez Karl I. Delegacioni u nis më 14 prill dhe më 18 prill u prit nga perandori i ri.
Në këtë foto, Zogu është vetëm 22 vjeç dhe përfaqëson Matin, ndërsa Hasan Prishtina përfaqëson Kosovën. Të dy më pas do të bëheshin deputetë, kryeministra dhe, me kalimin e kohës, edhe kundërshtarë politikë. Historia e tyre mori kthesa dramatike: Hasan Prishtina u ndalua nga autoritetet austriake pas një atentati të dështuar ndaj Mbretit Zog në Vjenë, ndërsa vetë Zogu u akuzua për përfshirje në vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik (Epike)

@NessIn.Al