Shpëtim Luku:
E çfarë “zhvillim” zone është kjo “mbirje” pallatesh në zona që normalisht duhet të ishin oborre dhe hapësira për pallatet e tjerë ndërtuar përpara tij?! Kur para disa ditëve bëra një status për këtë “”fqinj” të padëshiruar që ka filluar të hedhë shtat ngjitur me pallatet tona, dikush nga miqtë e mi u orvat të bënte “argumentim shkencor” se nëntoka e pallatit shfrytëzohet 100 për qind, pastaj mbitokë fillon e largohet nga pallatet egzistuese. Edhe kështu mund të jetë, por nisur nga njëri pallat që është lartësuar dhe është i mbështetur mbi dy pallate egzistues, unë nuk jam fare optimist mbi dobinë e këtij ndërtimi në zhvillimin e zonës. Apo në moskrijimin e problemeve për banorët aktualë.
@NewsIn.Al
