E LASHË RËNDESËN
E lashë rëndesën
në katin e parë,
sy të tmerruar
më thonë – çfarë bën?!
Litarë më hidhnin
më tërheqin poshtë,
spiranca të rënda
ngulur thellë në rrënjë.
E lashë rëndesën
në katin e parë ,
zakonet e vjetra i grisa krejt,
ja, një i çmendur që flet përçart,
belbëzoi komshiu indiferent.
E lashë rëndesën
në katin e parë,
dhimbja në ikje më solli qetësinë,
ngjyrat gëlonin tek pika e gjallë,
unë dritën kuptova
tek e zeza që shndrin.
E lashë rëndesën
në katin e parë,
të gjej të pa thënën në katet më lart,
pa dhimbje nuk shijohet
asgjë e rrallë,
as shkëlqimi i perlës
në të sëmurën guackë.
E lashë rëndesën
në katin e parë,
se s’mund të qëndroja
me këmbët në tokë.
sapo më ndriti rrezja e partë,
ti je i çmendur
miku im më thotë.
@AZogaart
@NewsIn.Al
