Home Aktualiteti E njejta dite, vec vitet ndryshojne…/Ilir Jano

E njejta dite, vec vitet ndryshojne…/Ilir Jano

Screenshot

E njejta dite, vec vitet ndryshojne…
Urimi yne per shkollen, zevendesuar nga avulli i tymosur ne nje filxhan kafeje…

1 Shtatori i shkolles dhe ”Hello-ja” sot…drite dhe mjegull…
Kur e pyeten Aleksandrin e Madh se perse respektonte me shume Aristotelin, mesuesin e tij, se Filipin, babane e tij, Ai u pergjigj:
Babai me zbriti nga qielli ne Toke, mesuesi me ngriti nga Toka ne qiell…
Shume gjera mund te harrohen ne jete, ngjarje, vende, njerez por kurre mesuesi, ai njeri qe me shume se kushdo te jep nga vetja e tij…te jep diturine, edukaten, mbaresine, shpresen dhe besimin per te ecur ne ritmin e jetes.

Sa me shume kalojne vitet qe je larguar nga bangat e shkolles , aq me shume e ndjen kete. Te mungon nje dashuri, nje dashuri si asnje tjeter dhe ndjen mall, perulje, respekt. Te duket pak cdo fjale, cdo urim…nuk ngopesh ti dhurosh te gjitha lulet e Botes….&j&
Mirenjohje per jete!!!

Ilir Jano/ Korçë 2025

@NewsIn.Al

Exit mobile version