Home Aktualiteti E pashë me syze dielli’, Trump tallet me Macron: U përpoq të...

E pashë me syze dielli’, Trump tallet me Macron: U përpoq të dukej i ashpër, rrëfen përplasjen

Screenshot

‘E pashë me syze dielli’, Trump tallet me Macron: U përpoq të dukej i ashpër, rrëfen përplasjen

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk kurseu as presidentin francez Emmanuel Macron, të cilin e ironizoi për syzet që ka mbajtur ditët e fundit për shkak të një problemi shëndetësor në njërin sy.

“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi?”, tha Trump gjatë fjalimit të tij në Forumin e Davosit.

Ai u përpoq të dukej i ashpër”, shtoi presidenti amerikan, përpara se të flasë gjatë për çmimet e barnave.

“Është e vështirë të besohet, por më pëlqen shumë Emmanuel Macron”, pohoi Trump, duke rrëfyer se si e ka detyruar presidentin francez që të ulë çmimet e barnave.

@NewsIn.Al

Exit mobile version