Në qytetin gjerman të Ulmit, dimri nuk është më vetëm sinonim i të ftohtit dhe dëshpërimit për ata që jetojnë në rrugë. Këtu, lindi një ide e shkëlqyer dhe thellësisht njerëzore: *Ulmer Nest*, kapsula të vogla diellore të projektuara për t’u ofruar strehim të pastrehëve gjatë muajve më të ftohtë.
Ato ngjajnë me anije të vogla, të ndërtuara prej druri dhe çeliku, dhe janë instaluar në parqe ose vende të tjera ku të pastrehët kërkojnë strehim më shpesh. Çdo kapsulë mund të akomodojë deri në dy persona, duke ofruar mbrojtje nga i ftohti therës, era, shiu dhe lagështia.
Ajri brenda tyre mbetet i frymëmarrshëm falë një sistemi ventilimi të mundësuar nga panelet diellore. Dritat furnizohen me energji nga dielli dhe një sensor njofton punonjësit socialë sa herë që hapet dera, duke lejuar ndërhyrje në kohë për pastrim, mirëmbajtje ose ndihmë emergjente.
Ato nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë shtëpitë ose strehimoret tradicionale: Ulmer Nest është një strehë emergjence. Një vend strehimi për ata që, për shkak të traumave, vështirësive psikologjike ose pranisë së një kafshe, nuk mund të hyjnë në objektet konvencionale.
Është një përgjigje konkrete, e heshtur dhe dinjitoze. Një mrekulli e vogël teknologjie dhe zemre, që tregon se si inovacioni, kur lind nga empatia, mund t’i ndryshojë vërtet gjërat.
Edhe një kapsulë mund të jetë një shtëpi, nëse gjen pak ngrohtësi njerëzore brenda.
Perktheu Albar
@NewsIn.Al
