Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualitetiEdi Rama, ka emëruar Vilma Gurin në postin e Drejtoreshës së Departamentit...

Edi Rama, ka emëruar Vilma Gurin në postin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen që po zhvillohet sot prej mesditës së sotme nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka emëruar Vilma Gurin në postin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.

Bëhet fjalë për një pozicion me rëndësi të lartë në vend, të cilin Guri e merr pas një periudhe shërbimi si këshilltare pranë Kryeministrit.

Vilma Guri do të zëvendësojë në detyrë Enkela Dudushin, e cila do të vijojë të ushtrojë funksione të rëndësishme brenda strukturave të institucionit.

Mësohet se kjo lëvizje vjen në një moment kur Bashkimi Europian dhe partnerët ndërkombëtarë kanë udhëzuar përshpejtimin e reformave në administratën publike, përmirësimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments