Home Kulture / Art Edmira Xhaferi_”S’ekziston fundi i lumtur. Të gjithë fundet janë të trishtuara, sidomos...

Edmira Xhaferi_”S’ekziston fundi i lumtur. Të gjithë fundet janë të trishtuara, sidomos në një histori të lumtur….

Tinguj JETE

-Më trego një histori.
-Një histori? Çfarë historie?
-Një me fund të lumtur.
-S’ekziston fundi i lumtur. Të gjithë fundet janë të trishtuar. Sidomos në një histori të lumtur.
-Atëherë më trego një histori të lumtur dhe përfundoje në mes.

-Është tragjedi, por vetëm nëse e çon deri në fund….

-Ke dëgjuar për Orfeun dhe Euridiçen?
Ishin një çift shumë i dashuruar. Derisa një ditë Euridiçja vdiq.

-Kjo është histori e tmerrshme…

-Ende nuk kam arritur te mesi.

Orfeu zbriti në ferr dhe iu lut djallit ta lironte derisa djalli më në fund pranoi, por me një kusht. Ai s’mund ta kthente kokën mbrapa derisa të kishin dalë.

-Çfarë ndodhi?

-Orfeu e kapi nga dora dhe e çoi drejt jetës.

-Dhe jetuan të lumtur përghithmonë?

-Çfarë fundi tjetër mund të ketë???

Prill 2023_ Edmira Xhaferi

@NewsIn.Al

Exit mobile version