Edmond Spaho iu kthehet “ish-shokëve” dhe u bën thirrje të largohen: Flamur Noka…
PD po përballet me një krizë të thellë të brendshme, për të cilën shumë demokratë, analistë dhe ish-deputetë fajësojnë udhëheqësit e vjetër që u “ka mbaruar koha” dhe duhet të largohen.
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho i cili prej kohësh tanimë është kthyer në një nga kritikët më të zëshëm të kësaj force politike, ka ngritur shqetësimin lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda selisë blu.
Spaho thekson se rënia drastike e rezultatit elektoral nga vitit 2011 në 2025 është një alarm që nuk mund të shpërfillet. Spaho kerkon analizë të thellë dhe marrjen e përgjegjësisë nga ana e Sali Berishes, por dhe personave të tjerë me ndikim në këtë parti, siç është dhe Flamur Noka.
Në këtë reagim, Spaho nuk ka kursyer akuzat as ndaj Flamur Nokës, i cili njihet edhe si krahu i djatthëve dhe më i besuari i Sali Berishës. Sipas ish-deputetit Noka është ai që “vendos pikat mbi i”, madje gjatë zgjedhjeve ai u hodh në “sulm” ndaj demokratit duke i kërkuar “të vetëve” që të mos ta votojnë.
“Ne vitin 2021 ishim 30 mije vota prapa PS, ne vitin 2025 jemi pothuaj 300 mije vota prapa. Ky eshte alarm per kedo dhe mua kjo me shqeteson, pavaresisht se nuk jam me ne politiken aktive dhe kurre nuk do te konkuroj me per ndonje post ne PD. Koha jone ka ikur. Duhet te vijne te rinj me vizion ndryshe dhe me me shume energji. Flamuri shkoi deri atje sa kete kerkese ja beri edhe nje ish deputete te PD. Megjithese nuk ishte dashamiresja ime ajo ju pergjigj qe me mire votoj Niko Peleshin sesa kete qe me kerkon ti, sepse keta te dy jane bashke. Besoj qe nuk ka shume vend per dyshim pasi vetem 5 deputete kemi qene ne qarkun e Korces”, shkruan Spaho ndër të tjera.
@NewsIn.Al
