Thursday, October 30, 2025
spot_img
HomeAktualitetiEmërime në radhët e Policisë së Shtetit, zbulohen të gjitha transferimet

Emërime në radhët e Policisë së Shtetit, zbulohen të gjitha transferimet

Emërime në radhët e Policisë së Shtetit, zbulohen të gjitha transferimet

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në nivele kyçe të strukturave lokale, shkruan A2 CNN.

Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Malësi të Madhe (DVP Shkodër), emërohet shef komisariati në Dibër.

Kryekomisar Nertila Meta, deri më tani specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum (DPPSH), emërohet shefe komisariati në Librazhd (DVP Elbasan).

 Kryekomisar Elton Halili, që drejtonte Komisariatin e Policisë Librazhd, transferohet si shef komisariati në Bulqizë (DVP Dibër).

Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë

Kryekomisar Erdit Rrëçeku, që drejtonte Komisariatin e Policisë nr.6 në kryeqytet, emërohet shef sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

Komisar Klaudio Zhupa, që mbante detyrën e shefit të Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, emërohet shef komisariati në Malësi të Madhe (DVP Shkodër).

Kryekomisar Altin Lila, me detyrë shef komisariati në Dibër, emërohet specialist për hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.

Këto lëvizje janë pjesë e riorganizimit të brendshëm të Policisë së Shtetit me synim forcimin e drejtimit lokal dhe rritjen e efikasitetit të strukturave hetimore në territor. (A2 Televizion)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments