KreuAktualitetiEpoka Salianji në PD. Lëvizje e re “anti-Berisha” në PD? Takimi pa...

Epoka Salianji në PD. Lëvizje e re “anti-Berisha” në PD? Takimi pa kamera i figurave të njohura!

Lëvizje e re “anti-Berisha” në PD? Takimi pa kamera i figurave të njohura! Mes tyre edhe…

Burime për “Euronews” bëjnë me dije se sot në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur të PD-së.

Vlen te theksojme qe Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash.

Në takim me Salianjin kanë qenë: Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.

Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve demokratë dhe nje levizje e mundshme “anti-Berisha”.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit