Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiErald Kapri, Ilir Prodës: Duhet të japësh dorëheqjen pas ngjarjes në Rinas

Erald Kapri, Ilir Prodës: Duhet të japësh dorëheqjen pas ngjarjes në Rinas

Erald Kapri, Ilir Prodës: Duhet të japësh dorëheqjen pas ngjarjes në Rinas

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, kërkoi largimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, si dhe të kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj.

Kapri theksoi se ngjarja e rëndë në Rinas ekspozoi dështimin e plotë të strukturave të sigurisë, duke shtuar se disa punonjës policie, përfshirë forcat elitare, janë vënë në shërbim të krimit të organizuar.

“Ngjarja në Rinas nxori zbuluar gjithë strukturën e sigurisë në Shqipëri. Përgjigja minimale duhet të ishte dorëheqja e menjëhershme e drejtuesve të sigurisë.

Zoti drejtor unë mendoj që do ishte e duhura që pas ngjarjes në Rinas ju të jepni dorëheqjen sepse ajo ngjarje nxorri zbuluar gjithë strukturën tuaj, ja kërkova dhe drejtorit të AMP-së pak më përpara por edhe ju.

Por kjo ngjarje është nga ato ngjarja që s’ka vend as për analizë as për masë administrative por nxori zbuluar të gjithë strukturën e sigurisë në Shqipëri jo vetëm ju por edhe institicione të tjera.

Dhe përgjigja ndaj asaj ngjarje duhet të ishte minimalisht me një akt nga ana juaj që të merrnit përsipër përgjegjësinë e të jepnit dorëheqjen”, u shpreh Kapri.

Gjashtë ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit u ekzekutua në një atentat mafioz Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa Muçi Shaljani që e shoqëronte humbi jetën dy ditë më parë në spital për shkak të plagëve të rënda. Muçi Shaljani prej pak muajsh ishte bërë pjesë e AMP-së dhe ndërkohë, shoqërohej me elementë të krimit të organizuar.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments