Dilemë
Është koha për të ikur,
kur ndjehesh i tepërt,
dhe nga ty
askush nuk pret gjë,
e veç të kujtojnë që,
ke nevojë të marrësh,
edhe pse mjaftueshëm,
nuk ke dhënë.
Është koha për të ikur,
nëse qënia jote ndjehet ngushtë,
në tre përmasa
dhe pesë shqisa.
Asnjëherë e mjaftueshmje
çfarë ke dhënë,
rëndesë zvarritëse
kur veç të japin,
si shpërblim
të mosmjaftueshmërisë tënde
në dhënie.
Është koha për të ikur…
Por kur nuk të thërret emrin,
duhet të presësh kohën,
midis të dhënës ,
pa dashur të marrësh,
dhe mëdyshes në zgjedhjen
Rri-Ik,
për të mos i rënduar
askujt.

Manchester .25 /Armand Zoga
@NewsIn.Al
