Fakte të reja si u ekzekutua Ermir Dedja? Zbardhen detaje
Sipas dëshmive të mbledhura dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se viktima ishte ndjekur prej kohësh nga autorët, të cilët duket se ishin të mirëinformuar mbi lëvizjet e tij.
Ata zgjodhën të vepronin në një rrugicë të një lagjeje ku Dedja ishte më i pambrojtur.
Sapo kishte ndaluar makinën dhe kishte zbritur në këmbë, autorët iu afruan dhe e qëlluan me armë zjarri në mënyrë të përsëritur.
Banorët e zonës e dërguan menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të rënda, ai nuk mundi të mbijetojë.
Policia ka gjetur një automjet të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët, si dhe armën e krimit. Megjithatë, për shkak të djegies totale, mundësitë për të siguruar prova janë minimale.
Ermir Dedja, me origjinë nga Shijaku, jetonte kohët e fundit në Gjermani. Ai dyshohet se ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe ndoshta kishte lidhje me grupe kriminale që veprojnë në Durrës.
@NewsIn.Al
