Takimi lagjja e re
Filo: “Korça e para me zonën sportive në nivele europiane”
Kandidati për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit, vijoi takimet elektorale nga lagjja e re në qytetin e Korçës. Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo foli për ndryshimet në çdo cep të qytetit, duke specifikuar projektin më të madh infrastrukturor që po zbatohet në lagjen e re. Për t’u ndalur më pas tek investimet e reja që do ta çojnë Korçën në një tjetër nivel sa i takon infrastrukturës me standarde europiane dhe mundësive të reja për të gjitha kategoritë.
Sinkron: Sotiraq Filo
“Puna duket dhe ndryshimi është i dukshëm duke filluar nga qyteti ku është punuar në çdo cep të tij, nga qendra në periferi. Është projekti më i madh infrastrukturor që bashkia ka bërë në një lagje të qytetit dhe ky projekt i takon pikërisht lagjes tuaj. Jemi e para dhe e vetmja bashki që për 15 mijë pensionistë të qytetit e ofrojmë këtë shërbim falas duke e mbështetur financiarisht bashkia. Kemi shumë punë dhe shumë projekte po aq ambicioze në të ardhmen. Veç gazifikimit dhe termoizolimit të banesave ndërtimi i stadiumit të ri, pishinës dhe rikonstruksioni i Pallatit të Sportit do të përmbyllin zonën sportive të qytetit duke krijuar mundësi shumë të mira për ekipet e qytetit tonë që të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kushte shumë më të mira. Falë kësaj ndërhyrjeje dhe kompletimit të projektit të Zonës Sportive ne do të krijojmë një pol të ri të zhvillimit të qytetit në atë pjesë, krijuar kushtet për zhvillimin e sporteve ndërkombëtare dhe kombëtare që do të gjenerojnë shumë ekonomi.”
Për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, ky mandat do të jetë i artë edhe për harmoninë mes pushteteve, që do të ndikojë direkt tek investimet e domosdoshme për të vijuar me projektet madhore që janë gati për zbatim.
Sinkron: Niko Peleshi
“Po fillojmë një mandat të ri, natyrisht mbështetur me votën tuaj, i cili është një mandate i artë. Nga një anë kemi harmoninë mes pushtetit vendor dhe qendror, kemi dy forca që mbështesin njëra-tjetrën, që është një kusht shumë i rëndësishëm, por nga ana tjetër jemi në nëj mandate që ka duk sepse kemi mbaruar pjesën e investimeve që kërkojnë shumë para dhe janë të domosdoshme.”
@NewsIn.Al