Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiFirma 1 mijë lekëshe do të ngrejë kullë 22 kate në Laprakë....

Firma 1 mijë lekëshe do të ngrejë kullë 22 kate në Laprakë. Kush fshihet pas kompanisë fituese?

Firma 1 mijë lekëshe do të ngrejë kullë 22 kate në Laprakë. Kush fshihet pas kompanisë fituese?

Një kompani e krijuar pak vite më parë dhe me kapital themeltar vetëm 1 mijë lekë të vjetra ka arritur të sigurojë një leje ndërtimi për një godinë 22-katëshe në zonën e Laprakës. Bëhet fjalë për subjektin “Hein – Invest” sh.p.k, me ortake dhe administratore të vetme Ariola Hysa.

Leja, e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, parashikon ngritjen e një kompleksi rezidencial dhe shërbimesh me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, në rrugën “Gjergj Legisi”, pranë zonës së ish-sheshit “Shqiponja”.

Edhe pse kompania është themeluar në fund të vitit 2022 dhe nuk ka një histori të dukshme aktiviteti, dokumentet e depozituara në QKB tregojnë për detyrime dhe kapital në total rreth 19 miliardë lekë, çka ka ngritur dyshime mbi burimin e fondeve dhe personat që mund të qëndrojnë pas investimit.

Fakti që kompania ka deklaruar kapital simbolik, ndërsa synon një projekt me vlerë miliona euro, ka rikthyer vëmendjen tek fenomeni i shpeshtë i përdorimit të kompanive “fantazmë”, të cilat krijohen brenda pak muajsh për të marrë pjesë në projekte të përmasave të mëdha, ndonëse nuk kanë qarkullim real financiar, shkruan Zoom.Al

Kjo praktikë mund të përdoret për të legjitimuar fonde të dyshimta ose për të marrë pjesë në projekte publike të rëndësishme.

Në këtë rast, mbetet për t’u parë se si do të vijojë procesi dhe cili do të jetë financimi real pas ndërtimit të kullës në një nga zonat që po zhvillohet me ritmet më të shpejta në Tiranë

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments