Florjan Binaj sfidon partitë: Kandidat për Tiranën edhe i vetëm “Mjaft është mjaft!”
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar se synon të hyjë në garën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pavarësisht nëse do të ketë ose jo mbështetjen e opozitës.
Gjatë një interviste në Euronews Albania, Binaj u pyet nëse ishte i gatshëm të kandidonte i pavarur në rast se nuk krijohej një front i bashkuar opozitar. Përgjigjja e tij ishte e prerë: “Po”.
Ai deklaroi se angazhimi i tij buron nga bindja se qytetarët që mendojnë se mund të kontribuojnë për shoqërinë duhet të kalojnë nga komentet dhe reagimet virtuale te veprimi konkret.
“Kushdo që mendon se ‘mjaft është mjaft’, kushdo që mendon se ky qytet mund të përmirësohet… Jo nëpërmjet algoritmit, like-ve dhe komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi’”, u shpreh Binaj.
Me këtë qëndrim, Florjan Binaj e bën të qartë se do të jetë pjesë e betejës për Tiranën: si kandidat i mbështetur nga një opozitë e bashkuar ose i vetëm përballë partive.
@NewsIn.Al
