30 vjet më parë:
Një PS e vet izoluar, pushtetarë që pushtetin kishin dhuruar, partiakë të strukur, aparatçikë me 100 flamurë, heronj që sakrificat u shkuan për hiç mos gjë, idhtarë të çoroditur, të shtypur tashmë në liri, lumpenë me ndikim në ardhmëri kjo ish klima atë Janar të 1992 shit të largët kur thirrjes për një organizim rinor nën shembullin e traditës të së majtës Europiane Socialiste do i jepte jetë e gjallëri frymës të demokratizimit në P.S-ënë e tulatur, të dyzuar nga e shkuara PPiste dhe ardhmja e shumë luftuar gjer atëherë.

15 Janar 1992 dhe Pallati i Kongreseve do buçiste kësaj here. Të rinjtë Euro Socialistë të sapo bashkuar do garantonin qartë se në rrugën e re të saponisur një vit e pak më parë nuk do kish më kthim pas.
Aspiratat e popullit kishin të rinjtë e FRESShit garant. Të pastër, pa paragjykime, me fuqinë e moshës dhe dijes do ndalonin regresin e do ngrinin Shqipërinë…

Ëndrra të tradhtuara që në Trieste, të tradhtuara nga dhe ata që i dolën në ballë. Të dhunuara sistematikisht nga regresi Berishian sapo e kuptoi forcën e tyre të vërtetë filloi ti ndiqte, pa mëshirë deri në 97ën e përgjakur. Ku nuk i bleu me “pularira” i shtypi me shkopinj gome, i pergjakosi shesheve, i rrëmbente natën, familjet u kërcënonte.
Të rinj sot në moshën e artë që nuk u mbështetën kurrë në paterica, krenarë e krijues kudo ishin më të mirët, më të gjendurit, më të respektuarit – por në një shoqëri që veç padronë kërkonte…
30 vjet tashmë pas i lamë, dhe kujtimet e varura në gozhda të ndryshkura lamë. Të vet ngelura në harresë, me njolla djerse por edhe gjaku bashkë, me erën e rëndë të kohës dikush i la ashtu si pa kujdesur jashtë, dikush i mbuloi që ti harrojë me ç gjeti. Dikush lavdi do të nxjerrë përsëri po askush si vë veshin. Nja dy syresh që morrën poste e lavdi kanë frikë ti kujtojnë se mos me të pështyrë njerëzia surratit kujtimet ua ngjesh.
Limon i shtrydhur tashmë rinia…
nga Nestor Dede

@NewsIn.Al


