Home Aktualiteti FRYMA E AKTORIT…/Nga Mevlan Shanaj

FRYMA E AKTORIT…/Nga Mevlan Shanaj

FRYMA E AKTORIT

Në të ardhmen, teknologjia mund të krijojë fytyra që qajnë. Por kinemaja do të vazhdojë të kërkojë njeriun që ka një arsye për të qarë.

Për sa kohë do të ekzistojë teatri, ku aktori dhe publiku shkëmbejnë frymën, arti nuk do të vdesë nga supremacia e teknikës.

Sepse teatri nuk është vetëm një imazh që shfaqet. Është një takim i gjallë. Është fryma e aktorit që përplaset me heshtjen e publikut, është prania e trupit, zëri, djersa, tensioni dhe rreziku i çastit.

Aty nuk ka mundësi të përsëritet pafundësisht një emocion i paracaktuar nga një sistem. Çdo shfaqje është një mundësi e re për të lindur diçka mes aktorit dhe spektatorit.

Fryma e aktorit në skenë ndalet vetëm kur zemra nuk hedh më gjak.

Dhe ndoshta pikërisht aty qëndron ajo që teknologjia nuk duhet të na bëjë të harrojmë: arti nuk është vetëm përsosmëria e imazhit, por prania e njeriut që e mbush atë me jetë.

Mevlan Shanaj – Regjisor, aktor

@NewsIn.Al

Exit mobile version