Wednesday, January 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiFtesa e Trump për Edi Ramën/ I jep “OK”, Qeveria nesër kryen...

Ftesa e Trump për Edi Ramën/ I jep “OK”, Qeveria nesër kryen LËVIZJEN e fundit…

Ftesa e Trump për Edi Ramën/ I jep “OK”, Qeveria nesër kryen LËVIZJEN e fundit!

Shqipëria do të jetë në Bordin e Paqes për administrim e Gazës si shtete anëtare themeluese.

Pasi kryeministri Edi Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidenti amerikan Donald Trump, Këshilli i Ministrave ka miratuar sot aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Tashmë do të jetë Kuvendi i cili do të ratifikojë aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke e votuar nesër në një seancë plenare jashtë radhe.

Të enjten, në Davos të Zvicrës ku ka nisur forumi ekonomik, pritet të zhvillohet ceremonia për Bordin e paqes për Gazën. Presidenti amerikan Trump dëshiron që bordi të ratifikohet zyrtarisht nga liderët botërorë gjatë një ceremonie të posaçme në kuadër të Forumit Ekonomik.

Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të PS që të rrinë të gatshëm për një seancë të posaçme për miratimin e këtij vendimi. Sot Këshilli i Ministrave ja përcjell dokumentin e miratuar Kryetarit të Kuvendit, i cili do të mbajë seancën këtë të enjte.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments