KreuAktualitetiGazetarja e “SYRI TV” e thotë EMRIN: Ja kush do të jetë...

Gazetarja e “SYRI TV” e thotë EMRIN: Ja kush do të jetë kryetari i ri i PD pas largimit të Berishës

Gazetarja e “SYRI TV” e thotë troç EMRIN: Ja kush do të jetë kryetari i ri i PD pas largimit të Berishës

Personi që do të trashëgonte Partinë Demokratike me bekimin e Sali Berishës është Belind Këlliçi.

Kështu u shpreh gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta e cila sheh Këlliçin si kryetar të ri të PD-së. Sipas saj, Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyeshme tek demokratët.

“Nëse shoh dikë që mund të merrte partinë me bekimin e Sali Berishës, shoh Belind Këlliçin. Një shembull si ajo që ndodhi me Lulzim Bashën, nëse do të kishim një lloj trashëgimie të partisë. Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyer tek demokratët. Nuk më rezulton një njeri i pëlqyer. Salianji nuk ishte një filiz politik që lindi nga talent i madh për në politikë. Edhe Belindi nuk shihet si lider nga demokratët, por nëse Sali Berisha do t’ia linte dikujt partinë, përshtypja ime është që do t’ia linte Këlliçit”, tha Ambrozia Meta.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit